Dalin detaje se çka u diskutua në takimin Albin Kurti - Josep Borell në Paris

  • E. /
  • 11 November 2022 - 12:04
Dalin detaje se çka u diskutua në takimin Albin Kurti - Josep Borell në Paris

Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar rreth targave dhe tensionimin e gjendjes aktuale të situatës në veri, pas daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Në komunikatë thuhet se Kurti ka theksuar elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke.

 “Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, thotë komunikata.

(Kosova Sot Online)