Dorëheqjet në veri, tre prokurorë transferohen në Prokurorinë e Mitrovicës

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 15:22
Dorëheqjet në veri, tre prokurorë transferohen në Prokurorinë e Mitrovicës

Si pasojë e dorëheqjeve në veri, tre kryeprokurorë janë transferuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka marrur vendim që ti transferoj përkohësisht tre kryeprokurorë nga Prokuroritë e tjera të Kosovës për në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)