Alarm për bombë në 7 shkolla

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 12:54
Alarm për bombë në 7 shkolla

Në Shkup, në shtatë shkolla sot është ngritur alarmi për bombë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se po marrin masa për evakuim të sigurt.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

(Kosova Sot Online)