
Hovenier iu shpreh mirënjohje stafit kosovar në Ambasadën e SHBA’së

Me stafin kosovar që punon për misionin diplomatik amerikan në Prishtinë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier ka publikuar fotografi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Hovenier iu ka shprehur atyre mirënjohje për punën dhe thellimin e partneritetit Kosovë -SHBA.
“Në ambasadën e SHBA’së në Prishtinë e vlerësojmë punën e e madhe dhe dedikimin e stafit kosovar për çdo ditë, sot u ndalëm pak për t’i njohur kontributet e tyre thelbësore për misionin tonë. Mirënjohje e thellë për kolegët tanë për përkushtimin e tyre për avancimin e raporteve SHBA -Kosovë” ka shkruar Hovenier.
(Kosova Sot Online)