Zelensky thotë se raketa që goditi Poloninë ishte ruse

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 18:50
Zelensky thotë se raketa që goditi Poloninë ishte ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një raketë që goditi Poloninë, duke vrarë dy, ishte ruse "Nuk kam dyshim se kjo nuk është raketa jonë," tha Zelensky në komentet televizive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 "Unë besoj se kjo ishte një raketë ruse, bazuar në raportet tona ushtarake." Komentet e Zelensky kundërshtuan ato të Polonisë dhe NATO-s, të cilat të dy thanë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të kapur një breshëri ruse.


Ukraina dëshiron qasje në vendin e një shpërthimi në Poloninë lindore, për të cilin zyrtarët perëndimorë thonë se ndoshta është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, tha të mërkurën një zyrtar i lartë ukrainas i mbrojtjes. 

(Kosova Sot Online)