Kryeministri Albin Kurti del me njoftim

  • A.P /
  • 21 May 2024 - 23:00
Kryeministri Albin Kurti del me njoftim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se për dy javë 313 qytetarë serbë i konvertuan patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë në ata të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti tha se këtë mundësi qytetarët serbë e kanë për një periudhë kohore prej tre muajsh.

“Për tre muaj, personat me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t’i konvertojnë në patentë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë. I bëj edhe një herë ftesën time të gjithë atyre që kanë të drejtë”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)