Lumir Abdixhiku mirpritet nga Robert Aderholt

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 22:05
Lumir Abdixhiku mirpritet nga Robert Aderholt

Nga kongresmeni republikan, Robert Aderholt në Kongresin Amerikan, sot u prit Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


"Në Kongresin Amerikan, u prita nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt. Atij fillimisht i urova rizgjedhjen nga gara e javës së kaluar", ka shkruar Abdixhiku.

Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë. Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot.

(Kosova Sot Online)