
Prizren: Hajnat vjedhin stoli ari, para, mjete pune e sende tjera

Disa persona kanë kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku ata kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari , mjete pune si dhe disa sende tjera. raporton "Kosova Sot Online".
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person/a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari , mjete pune si dhe disa sende tjera.
Rasti në procedurë hetimore.
(Kosova Sot Online)