Vjosa Osmani në Vjenë: Është koha që Evropa t’i hapë dyert dhe zemrën duke i thënë “PO” liberalizimit të vizave

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 11:31
Vjosa Osmani në Vjenë: Është koha që Evropa t’i hapë dyert dhe zemrën duke i thënë “PO” liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin e saj në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa në Vjenë.

Osmani gjatë këtij fjalimi tha se është koha që të bëhet liberalizimi i vizave dhe që kosovarët ti bashkohen Evropës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Kosova është Evropë dhe të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian. Ne e kemi ndjerë miqësinë dhe mbështetjen nga Paneuropa në kohët tona më të vështira, në vitet e 90-ta, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i presidentit Rugova dhe një mik i madh i popullit tonë, u bë një nga zërat më të fortë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, u shpreh ajo.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të ripërsëritur një mesazh për të gjitha shtetet anëtare evropiane. Është koha e fundit që Evropa t’i hapë dyert dhe zemrën evropianëve më të rinj për kosovarët, duke i thënë “PO” liberalizimit të vizave në këtë kohë vendimtare do të thotë të hedhim hapin përpara dhe t’i bashkohemi Evropës”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)