Daçiq: Pjesëmarrja e Serbisë aty ku merr pjesë edhe Kosova nuk jep indikacione për njohjen e pavarësisë

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 17:55
Daçiq: Pjesëmarrja e Serbisë aty ku merr pjesë edhe Kosova  nuk jep indikacione për njohjen e pavarësisë

Pjesëmarrja e Serbisë aty ku merr pjesë edhe Kosova në asnjë mënyrë nuk jep indikacione për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Përkundrazi, pjesëmarrja e sotme e Serbisë, pavarësisht rrethanave rënduese që depërtojnë thellë në interesat tanë, në të vërtetë e shfaq rëndësinë enorme që ne ia kushtojmë bashkëpunimit me ONF-në”, ka thënë Daçiq.

“Ne jemi veçanërisht të dedikuar ndaj thirrjeve për zgjidhje paqësore të të gjitha krizave dhe konflikteve në botën frankofone, në pajtim me parimet e Kart Kartës së OKB-së. Në këtë kuptim, ne kemi një sensibilitet të veçantë, për shkak të të gjitha vështirësive tona, më e vështira është që ta ruajmë sovraniteti dhe integritetin tonë territorial e që është zgjidhja e problemit të Kosovës dhe Metohisë”, ka shtuar ai.


(Kosova Sot Online)