Opozita ultimatum Qeverisë Kurti: Të rriten pagat edhe në sektorin privat, minimalja 400 euro

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 08:29
Opozita ultimatum Qeverisë Kurti:  Të rriten pagat  edhe në sektorin privat, minimalja  400 euro

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë që paga minimale në vend të jetë 400 euro, e jo siç ka propozuar Qeveria 264 euro, transmeton Kosova Sot Online .

Kjo sipas deputetëve opozitar duhet të ndodhë për shkak  të krizës së shkaktuar  me rritjen e çmimeve.

Opozitarët  po kërkojnë që Ligji i pagave  të procedohet në pa vonesë  Kuvend,  pasi që si i tillë  nuk është paraparë as në projekt-buxhetin e vitit 2023.

“Tashmë zyrtarisht kemi shifrën që mbi 14 ka arritur shkalla e inflacionit. Paga minimale nuk ka asnjë kuptim të jetë sipas propozimeve të Qeverisë dhe duhet të jetë rreth 400 euro”, ka deklaruar eputeti i PDK-së Ferat Shala. Sipas tij  është obligim institucional dhe social e qytetarë që edhe pagat në sektorin privat duhet të jenë kompatibile me problemin dhe pagat e sektorit publik.

Sipas tij, Qeveria nuk ka hartuar asnjë plan që të subvencionohet sektori privat. Deputeti Shala theksoi se as me Projekt-buxhetin e viti të ardhshëm nuk ka mbështetje substanciale për sektorin privat.

Edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albana Bytyqi tha se urgjentisht po kërkojnë miratimin e Ligjit të Pagave.

“Ne si Aleancë kemi kërkuar që Ligji i Pagave të vijë sa më shpejt në Kuvend dhe të miratohet dhe të hyjë në fuqi as sa të jetë i mundur dhe ne po kërkojmë që të votohet Ligji i Pagave sepse duke parë krizën ekonomike në vend po e shohim të nevojshëm të miratohet”, ka deklaruar deputetja Bytyqi nga AAK.

“Sektori privat është shumë i rëndësishëm sepse në shohim që Qeveria nuk po jep asnjë opsion për sektorin privat dhe kjo është një çështje injoruese për sektorin privat. Përderisa Qeveria Kurti dhe Ministri i Financave nuk po reagon mendoj që duhet të rriten pagat në sektorin privat, por edhe Qeveria duhet të reflektoj sa i përket pagave për sektorin privat”, ka deklaruar Albana Bytyqi deputetet nga AAK.

(Kosova Sot Online )