E mitura nga Ferizaj lind fëmijë në QKUK, kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 09:21
E mitura nga Ferizaj lind fëmijë në QKUK, kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç

Një e mitur në Ferizaj ka lindur një foshnje në QKUK, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia në raportin e saj ka treguar se e mitura kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç.

“BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ/Ferizaj 17.11.2022 – 14:00.  Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar”.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)