Ferat Shala: Paga minimale në Kosovë duhet të jetë rreth 400 euro

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 09:53
Ferat Shala: Paga minimale në Kosovë duhet të jetë rreth 400 euro

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se paga minimale në Kosovë duhet të jetë afër  400 euro, raporton "Kosova Sot Online".

“Tashmë zyrtarisht kemi shifrën që mbi 14 ka arritur shkalla e inflacionit. Paga minimale nuk ka asnjë kuptim të jetë sipas propozimeve të Qeverisë dhe duhet të jetë rreth 400 euro”.

“Është obligim institucional dhe social e qytetarë që edhe pagat në sektorin privat duhet të jenë kompatibile me problemin dhe pagat e sektorit publik”, ka deklaruar.

“Nuk shohim asnjë perspektivë që me këto politika ekonomike e veçanërisht me hartimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm që sektori privat të ketë ndonjë mbështetje më substanciale. Nuk është e paraparë Ligji i pagave as në projekt buxhet dhe është një mashtrim i madh që po na ndodh”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)