Intervistimi dhe votimi për rektor të UP-së do të bëhet të hënën

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 15:43
Intervistimi dhe votimi për rektor të UP-së do të bëhet të hënën

“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se të hënën do të filloj intervistimi dhe votimi për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, shkruan "Kosova Sot Online".

“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas Konkursit me nr. prot. 3/708, datë 24/10/2022.

Intervistimi i kandidatëve do të bëhet me datë 21/11/2022, me fillim prej orës 10:00, në sallën e Senatit të UP-së. Pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe votimi për zgjidhjen e rektorit”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

(Kosova Sot Online)