Rashiqit i largohet një deputet: Do të përfaqësoj interesat e serbëve nga Kosova dhe do të ndjek politikën e Serbisë

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 15:32
Rashiqit i largohet një deputet: Do të përfaqësoj interesat e serbëve nga Kosova dhe do të ndjek politikën e Serbisë

Cvetko Veljkoviq, është larguar nga përfaqësimi i Iniciativës Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.

Ai ka njoftuar se do të jetë përfaqësues i pavarur në Kuvendin e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Unë do të përfaqësoj interesat e serbëve nga Kosova dhe do të ndjek politikën e shtetit të Serbisë”, tha ai për mediat serbe.

(Kosova Sot Online)