Mehaj: Autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 14:14
Mehaj: Autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren

Autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren, pasi sot ka pasur vërshime në disa qytete të Kosovës, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mehaj në një postim në Facebook ka shkruar se FSK është e gatshme që të ndërhyjë në situata emergjente.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.


(Kosova Sot Online)