Minxhozi: Udhëheqësit e Kosovës duhet të veprojnë më maturi, për të mos krijuar situata të papritura

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 17:31
Minxhozi: Udhëheqësit e Kosovës duhet të veprojnë më maturi, për të mos krijuar situata të papritura

Institucionet shtetërore të veprojnë me maturi, në mënyrë që Kosova të mos ndodhet përpara situatave të papritura, ka deklaruar Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Minxhozi theksoi se tani kërkohet nga palët një vizion i qartë, që të mos e dëmtojnë procesin e dialogut dhe atë të integrimeve evropiane.

Ai tutje ka deklaruar se pas situatës së krijuar ne veri të Kosovës, tani çështja është shumë delikate. Ai theksoi se nga pikëpamja institucionale, Kosova ka gjithë të drejtën e saj që të unifikojë veprimet që kanë të bëjnë me targat, derisa tha se ai është një vendim i shtyrë disa herë, dhe se prapë kërkohet një shtyrje. 

Minxhozi, kërkoi që tani udhëheqësit e Kosovës duhet të veprojnë më maturi, për të mos krijuar situata të papritura.

(Kosova Sot Online)