Pajtohen dy familjet e njohura nga Peja, Daut Haradinaj "Respekt për ju”

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 12:03
Pajtohen dy familjet e njohura nga Peja, Daut Haradinaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se në Pejë janë pajtuar dy familje, shkruan " Kosova Sot Online".

Ai ka treguar se familja Çeku nga Qyshku i Pejës, është pajtuar me familjen Ahmeti nga Jabllanica.

Postimi i plotë:

“Shumë respekt për familjen e nderuar Çeku nga Qyshku i Pejës, që gjeti forcën për t’u pajtuar me familjen Ahmeti nga Jabllanica. Si gjithmonë, Samiu dhe familjarët e Gjeneral Çekut po dëshmojnë se janë me zemër të madhe shqiptare. Respekt për ju”.

(Kosova Sot Online)