Borrell i pakënaqur pas takimit Kurti - Vuçiq: Nga kriza në krizë

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 16:41
Borrell i pakënaqur pas takimit Kurti - Vuçiq: Nga kriza në krizë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, ka deklaruar  se takimi i sotëm Kurti - Vuçiq po ndodhë tre muaj pas një takimi krize tjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.

Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund më të vazhdojë kësisoj.

Ai ka treguar se sot Bashkimi Evropian ka dhënë një propozim për dalje nga situata. Propozimin e ka pranuar Vuçiq, por e ka refuzuar Kurti.

Ai ishte i ashpër me dy palët dhe veçanërisht me Kosovën, që thotë se nuk e pranoi propozimin për një marrëveshje.

(Kosova Sot Online)