
Vuçiq pas takimit me ambasadorin amerikan, "Ndava shqetësimin tonë për sigurinë e serbëve në Kosovë"

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, shkruan "Kosova Sot Online".
Vuçiq ka treguar se ai e ka njoftuar ambasadorin Hill për bisedimet e djeshme në Bruksel.
Presidenti serb është shprehur se ka ndarë shqetësimin e tij për sigurinë e serbëve në Kosovë.
“E informova ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, për raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel dhe ndava shqetësimin tonë për sigurinë e serbëve në Kosovë në dritën e zhvillimeve të fundit”, ka thënë Vuçiq.
(Kosova Sot Online)