Kurti: S’kam folur pas shtyrjes 48 orëshe me Borellin, Hovenier është në kontakt me ta dhe po bën përpjekjet maksimale

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 14:39
Kurti: S’kam folur pas shtyrjes 48 orëshe me Borellin, Hovenier është në kontakt me ta dhe po bën përpjekjet maksimale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot para mediave ka deklaruar rreth takimit të djeshem në Bruksel, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se roli i ambasadorit Jeff Hovenier është “gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ”, duke thënë se ai po bënë përpjekje maksimale.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe  unë e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, pra SHBA sidomos Hovenier. Ata janë në kontakt me Brukselin. Që prej se ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe që i kemi pasur dje, unë nuk kam komunikuar me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi, e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)