Dita 269 e pushtimit të Ukrainës: Zelensky hedh poshtë idenë e një armëpushimi të përkohshëm me Rusinë

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 19:51
Dita 269 e pushtimit të Ukrainës: Zelensky hedh poshtë idenë e një armëpushimi të përkohshëm me Rusinë

Për shkak të sulmeve të fundit ruse në Ukrainë, një pjesë e madhe e sistemit energjetik të vendit tashmë është jashtë funksionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Miliona njerëz janë pa energji elektrike, Ukraina ka futur një regjim të planifikuar të ndërprerjes. Në qytetet e mëdha, ka dhoma të caktuara ku njerëzit mund të ngrohen dhe të karikojnë telefonat e tyre.

 Në fjalimin e tij tradicional të mbrëmjes, Presidenti Zelensky bëri thirrje për rritje të presionit kundër Rusisë.

"Vazhdojnë luftimet jashtëzakonisht të rënda në rajonin e Donetskut. Luftimet nuk ndalen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .Në 24 orët e fundit, rreth 100 sulme u zmbrapsën në rajon. Të gjithë luftëtarët tanë që mbajnë frontin në Donbas janë heronj të vërtetë", tha Volodymyr Zelensky.

 

(Kosova Sot Online)