Analisti amerikan e quan Josep Borrellin të pacipë

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 10:36
Analisti amerikan e quan Josep Borrellin të pacipë

Njohësit të çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka të drejtë për të kërkuar ndërrimin e targave, transeton "Kosova Sot Online".

“Sigurisht që mendoj se kryeministri ishte brenda të drejtës së tij për të kërkuar diskutimin e planit franko-gjerman, të cilin e kuptoj se e ka pranuar por presidenti serb Vuçiq e ka refuzuar. Afati i marsit 2023 nuk ka gjasa të përmbushet, por Borrell ishte i pacipë që nuk e përmendi këtë diskrepancë (mosmarrëveshje), shtoi ai.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës është e qartë brenda të drejtave të saj për të insistuar në targat e Kosovës për veturat që u përkasin banorëve të Kosovës. Pyetja është nëse oferta e presidentit Vuçiq për të ndaluar lëshimin e targave KM do të jetë një hap serioz në këtë drejtim. Apo Serbia do të lëshojë vetëm targa serbe, ndoshta nga Rashka, për qytetarët serbë të Kosovës? Apo serbët në veri të Kosovës do të vazhdojnë të përdorin targat KM? Më duket se duhet të ketë qartësi për pikën përfundimtare, si dhe pikën e fillimit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)