Paralajmëron Kusari: Nëse sonte në Bruksel nuk arrihet ndonjë marrëveshje, nis shqiptimi i gjobave

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 22:25
Paralajmëron Kusari: Nëse sonte në Bruksel nuk arrihet ndonjë marrëveshje, nis shqiptimi i gjobave

Nëse sonte në Bruksel nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë nesër do të nis shqiptimi i gjobave, ka theksuar Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila,

Ajo uron që të ketë një marrëveshje që do të ndërlidhej edhe me një afat që tregon qartësi mbi procesin në tërësi e jo veç mbi temën në veçanti.

“Ajo çka them unë është se nëse nuk arrihet një vendim tjetër, pra, vendimi tjetër është të fillohet me shqiptimin e gjobave financiare dhe siç e tha kryeministri, vendimi nuk parasheh konfiskim të tabelave e as të automjeteve por parasheh prezantim të gjobave për ata që mbajnë këto targa”, është shprehur Kusari – Lila.

(Kosova Sot Online)