Bugajski: ”Normalizim” është term mashtrues, për Beogradin “normale” nënkupton mosnjohjen e Kosovës

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 09:11
Bugajski: ”Normalizim” është term mashtrues, për Beogradin “normale” nënkupton mosnjohjen e Kosovës

Njohësi i rrethanave politike për Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski, e ka parë problematik termin ‘normalizim’, sa herë që flitet për finalizimin e një marrëveshjeje ndërmet Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Bugajski ka shtuar se termi “normalizim”, për Beogradin është normale mos-njohja e Kosovës.

”Normalizim” është term mashtrues. Për Beogradin “normale” nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë. Pa barazi të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja do të shuajnë zjarre pafundësisht”, ka deklaruar Bugajski.

(Kosova Sot Online)