Shefja e UNMIK-ut për marrëveshjen në Bruksel: U bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme nga të dyja palët

  • E.k /
  • 24 November 2022 - 10:42
Shefja e UNMIK-ut për marrëveshjen në Bruksel: U bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme nga të dyja palët

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Në komunikatë të UNMIK -ut thuhet se kjo marrë veshje ulë tensionet dhe dhe duhet të ketë normalizim të raporteve Prishtinë - Beograd, përcjell "Kosova Sot Online".

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh përshëndet marrëveshjen e arritur në Bruksel për masat në uljen e tensionit, e cila duhet të kthejë fokusin në normalizimin aq të nevojshëm të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në komunikatë.

“Kjo u bë e mundur falë qasjes së përgjegjshme të shfaqur nga të dyja palët dhe përkushtimit të tyre në dialogun e lehtësuar nga BE.”

(Kosova Sot Online)