Presidentja Osmani në Bondsteel: Populli i Kosovës është falënderues

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 16:11
Presidentja Osmani në Bondsteel: Populli i Kosovës është falënderues

Sot në kampin ushtarak amerikan në Kosovë Bondsteel, ka shkuar për drekë presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vizita e Osmanit në Bondsteel u bë për Ditën e Falënderimeve, që festohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ajo e shfrytëzoi këtë rast për t’i thurur falënderimet amerikanëve.

“Në kampin Bondsteel, ne iu bashkuam ushtarëve amerikanë për një drekë speciale të Ditës së Falenderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin vetëmohues, mbështetjen dhe ndihmën e cdo amerikani që ka shërbyer në shtetin tonë dhe përkrah nesh, përgjatë viteve. Lidhja jonë ëshë më e fortë se kurrë” , ka shkruar Presidentja.

(Kosova Sot Online)