Prizren: Kunati i thotë kunatës se do ja lëndojë fëmijët, ajo bëhet për spital

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 13:44
Prizren: Kunati i thotë kunatës se do ja lëndojë fëmijët, ajo bëhet për spital

Një person në Prizren, i ka shkaktuar dhunë psikike në mënyrë të vazhdueshme kunatës së tij dhe duke e kanosur se do të ja lëndojë fëmijët, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se sot e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët. Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)