Hakerët publikojnë të dhënat e patentave shqiptare

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 17:05
Hakerët publikojnë të dhënat e patentave shqiptare

Grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” po publikon sërish të dhënat e marra nga shteti shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata sot në grupin e tyre Telegram kanë publikuar të dhënat e patentave shqiptare.

Në dokumentin e publikuar janë të dhënat e patentës si emri, mbiemri, atësia, data e lindjes, adresa, grupi i gjakut (patentat e vjetra), ID e kartës apo edhe datat e lëshimit dhe skadimit.

"A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e "shpikësve" shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin për sigurinë dhe sigurinë e popullit tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?" shkruajnë pranë dokumentit të publikuar në Telegram.


(Kosova Sot Online)