Avdyli: Sa herë bleni një produkt serb, sa do i lirë, ju indirekt po e financoni ushtrinë serbe

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 13:53
Avdyli: Sa herë bleni një produkt serb, sa do i lirë, ju indirekt po e financoni ushtrinë serbe

Deputeti i Partisë “Guxo”,  Haxhi Avdyli ka kërkuar nga qytetarët që të mos konsumojnë produkte serbe, por të konsumojnë produkte vendore, shkruan "Kosova Sot Online".

Avdyli ka shkruar se sa herë që një qytetar blen produkt serb, ato para në mënyrë indirekte financojnë ushtrinë serbe.

Postimi i plotë:

Tani pasi përfunduan festimet patriotike, nga sot të nisim pernime të konsumojmë në mënyrë patriotike.

Konsumimi i produkteve mbarëkombëtare, rrisin punësimin e bashkatdhetarëve tanë, rrisin zhvillimin, dhe forcojnë shtetet tona. Kurse konsumimi i produkteve serbe, rrisin përqindjen e tatimeve për shtetin, i cili atë fitim po shfrytëzon me ble armatim.

Prandaj sa herë do bleni një produkt Serb, sa do i lirë, ju indirekt po e financoni ushtrinë Serbe. E meqë armatimet Serbe nuk po blehen që të përdoren kundër Kinezëve, mundësia më e madhe është të përdoren kundër nesh, apo fëmijëve tanë.

Bëhu patriot.

#blejprodhimevendore

(Kosova Sot Online)