Sikur në filma aksion, një femre nga Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 22:20
Sikur në filma aksion, një femre nga Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë

Sonte rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se një person në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar tek shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, personi K.B (F/K) e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar. 

E dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)