Albin Kurti mirëpret vendimin për vizat

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 14:13
Albin Kurti mirëpret vendimin për vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE’së që ranë dakord sot për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kurti ka thënë se mezi pret finalizimin e këtij procesi, transmeton "Kosova Sot Online".

“E mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës ndaj Presidencës çeke dhe mezi pres finalizimin e këtij procesi”.

(Kosova Sot Online)