Flet babai i Sokol Halitit: Nuk e di ku e kam djalin

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 17:45
Flet babai i Sokol Halitit: Nuk e di ku e kam djalin

Babai i Sokol Halitit, burrit që po kërkohet për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ka theksuar se është prekur nga krimi që e ka kryer djali i tij dhe se nuk e di ku është ai, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mirë nuk më ka ardhë për këtë rast hic. Sikur me i pas ndodhë cikës tem, që i ka ndodhë asaj”, ka thënë ish-vjehrri i viktimës.

“Unë jam lodhë dhe jam mërzit. Nuk e di ku e kam djalin. Edhe jam i mërzitur, edhe jam i nervozuar”, ka thënë tutje ai.

Sokol Haliti e ka lënë në shtëpinë e tij veturën me të cilën është arratisur mbrëmë pas vrasjes që dyshohet se e kreu ai në oborrin e QKUK-së.

(Kosova Sot Online)