Përparim Rama njofton se në Prishtinë do të ndërtohen tri shkolla të reja

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 10:42
Përparim Rama njofton se në Prishtinë do të ndërtohen tri shkolla të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se në Prishtinë do të ndërtohen tri shkolla të reja, shkruan "Kosova Sot Online".

Rama ka njoftuar se këto tri shkolla do të ndërtohen në Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.

Njoftimi i tij i plotë:

3 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit! ??

Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë.

Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.

Faleminderit ekipit të Departmentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm! ??

#kryeqyteti

(Kosova Sot Online)