Vuçiq: Për Serbinë Asociacioni i Komunave më shumicë Serbe nuk mund të anashkalohet

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 17:33
Vuçiq: Për Serbinë Asociacioni i Komunave më shumicë Serbe  nuk mund të anashkalohet

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka derklaruar se po e kalon kohën duke u përgatitur se çka do të flasë nesër në Samitin e BE – Ballkani Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Gjithmonë përpiqem që të kujdesem për të gjitha por nganjëherë më rrëmbejnë emocionet dhe nuk e di si të reagojë dhe çfarë të bëjë”


“Unë nuk jam prej atyre që nuk e pranojnë gabimin apo se kam bërë një vlerësim të gabuar. Mendoj se kjo duhet korigjuar sa më parë. Mendoj se ka qenë vetëm një vlerësim taktikisht i gabuar, por jo gabim thelbësor apo strategjik” ka thënë Vuçiq.

Duke folur rreth takimit me Lajçak, Vuçiq ka thënë se për Serbinë Asociacioni i Komunave më shumicë Serbe është diçka që nuk mund të anashkalohet.

“Zgjidhni të gjitha çështjet botërore dhe pastaj kthehemi tek ASK. Jo, fillimisht Asoacioni i Komunave Serbe dhe pastaj do të diskutojmë për ato çështjet botërore”, tha presidenti i Serbisë.

Ai ka paralajmëruar se këtë çështje do ta ngris nesër në Samit.

(Kosova Sot Online)