Aleksander Vuçiq do të marr pjesë sot në Samitin e Tiranës

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 09:05
Aleksander Vuçiq do të marr pjesë sot në Samitin e Tiranës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do mbahet në Tiranë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Kam folur me Anën (Bërnabiq(, me shokët e mia, nuk e kam problem, nuk është çështje arrogance, kam dhjetë vjet e gjysmë që mundohem të kujdesem gjithmonë për çdo gjë. Ndonjëherë thjesht je i dërrmuar nga emocionet, kur nuk di më çfarë të bësh, kur dikush ka muaj që prodhon kriza. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte të jetë dëm i madh për vendin tonë”, arsyetohet Vuçiq.

Presidenti serb u ka thënë gazetarëve se do të shkojë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, edhe pse pak ditë më parë tha se nuk do të shkojë për shkak të qëndrimit të BE-së për zhvillimet e fundit në Kosovë.

(Kosova Sot Online)