Protesta e opozitës, nisen nga Vlora 1000 simpatizantë të PD

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 10:24
Protesta e opozitës, nisen nga Vlora 1000 simpatizantë të PD

Disa qindra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Vlorë janë nisur drejt kryeqytetit për protestën që do të zhvilloi sot opozita.

Rreth 200 antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga dega e kësaj partie në Selenicë. Përsa i përketë qarkut të Vlorës mësohet se janë nisur mbi 1000 antarë dhe simpatizantë drejt protestës.

Organizimi është bërë në mënyrë private, me makinat e tyre personale duke u rregjistruar në degët e partisë në qark.

Mesohet se ata janë nisur herët në mëngjesë për të shmangur bllokimin e rrugëve në kryeqytet. © SYRI.net

(Kosova Sot Online )