Vuçiq edhe nga Tirana mesazhe kërcënuese për BE-në: Sot do të flasim se si më 1999 dhe 2008 u shkel integriteti teritorial i Serbisë

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 12:22
Vuçiq edhe  nga Tirana mesazhe kërcënuese  për BE-në: Sot do të flasim se si më 1999 dhe 2008 u shkel integriteti teritorial i Serbisë

Kreu i shtetit serb Aleksanër Vuçiq,  nga Tirana është munduar sot që të godasë perëndimin, më konkretisht Bashkimin Evropian që po i bëjnë presion për Ukrainën, duke u përpjekur t’i akuzojë për standarde të dyfishta duke shfrytëzuar rastin e Republikës së Kosovës dhe luftën në Ukrainë, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas shtrëngimit të duarve me Ramën, Vuçiq në adresimin e tij për media ka thënë se ka ardhur në Tiranë për të treguar qëndrimet e Beogradit dhe për të “mbrojtur interesin shtetëror dhe nacional në përputhje me Kushtetutën”, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Sepse do ta kemi këtu një mundësi të themi çfarë mendojmë. Ne mbetemi të përkushtuar për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë interesin shtetëror dhe nacional në përputhje me Kushtetutën.  Jam këtu për të dëgjuar dhe për të shpjeguar pozicionin e Serbisë.  Është e rëndësishme që të marrim disa lajme të mira, dhe disa janë si mbështetja e BE-së për çështjen e energjisë dhe çështja e “roaming” është e rëndësishme për qytetarët. Dhe këto janë shenja të mira”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka thënë se Beogradi i di obligimet e veta në rrugën drejt BE-së dhe për të qenë në të njëjtën linjë me vendimet e Brukselit, megjithatë ka shtuar se është edhe një çështje tjetër për të cilën duhet diskutuar me zyrtarët e BE-së.

Vuçiq këtu ka përmendur intervenimin e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe shpëtimin e popullatës civile shqiptare nga masakrat dhe regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe aktin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës që mban vulën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Siç pretendon ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheviqit, këto dy momente janë “shkelje e tmerrshme e integritetit territorial të Serbisë”

“Serbia sigurisht është një shtet i pavarur dhe i dimë obligimet për rrugën drejt BE-së. I dimë obligimet që të jemi në linjë me vendimet e BE-së.

Por ne kemi një situatë rreth integritetit territorial të Serbisë, që ishte shkelur në mënyrën më të tmerrshme 1999 dhe me 2008 dhe do të flasim këtë gjë me zyrtarët e BE-së”, ka thënë kreu i shtetit serb.

(Kosova Sot Online "