
Stano: BE dënon sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës, zgjedhjet të jenë përfshirëse

Për t’i shqyrtuar të gjithë faktorët që zgjedhjet e planifikuara në komunat veriore më 18 dhjetor, të mbahen në rrethana qetësie, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të kujdesshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
"BE dënon sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës", ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Derisa u ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga dhuna e aktet provokative su dhe të përkushtohen për kthimin e menjëhershëm të atmosferës së sigurtë.
“Kur shqyrtohet organizimi i zgjedhjeve të pjesshme në veri, autoritet e Kosovës duhet të marrin parasysh të gjithë faktorët e sigurisë, administriv dhe politikë për t’u siguruar që zgjedhjet të jenë përfshirëse dhe në rrethana qetësie”, ka thënë ai.
Situata në veri u përkeqësua pasi që, gjatë së martës, grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar incidente me armë zjarri dhe granata.
(Kosova Sot Online)