Kush i zhduku mostrat e dosjes Dehari, tregon Ministrja Albulena Haxhiu: Veç tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

  • S.A /
  • 08 December 2022 - 12:44
Kush i zhduku mostrat e dosjes Dehari, tregon Ministrja  Albulena Haxhiu: Veç tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur për media tha se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ajo tha se në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat kanë qasje vetëm 3 persona.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, tha Haxhiu.

(Kosova Sot Online )