
Liburn Aliu: 75% e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në seancën e Kuvendit gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka thënë se 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje, përcjell "Kosova Sot Online".
Aliu ka shtuar se vetëm Prishtina, sipas tij i ka 46 mijë objekte pa leje.
“Jemi në situatën kur 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje. Veç Prishtina i ka 46 mijë objekte pa leje. A din sa është kjo. Në përqindje në raport total mbi 75 për qind të ndërtimeve në komunën e Prishtinës dhe në të gjithë Kosovën që është dhe më lartë, janë ndërtime pa leje”.“A e dini që gjithë planifikimi gjatë viteve është bërë pa i konsideruar këto ndërtime pa leje. Kemi pasur planifikime, ka plane të shumta që komuna e Prishtinës asnjë leje s’ka mujt me u lëshu, sepse kanë qenë plane imagjinare. Lagjja e Medresës në Prishtinë, është totalisht pa leje”, tha ai.
(Kosova Sot Online)