Kurti e Vuçiq ftohen nga Borelli në Bruksel

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 15:43
Kurti e Vuçiq ftohen nga Borelli në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se e kanë ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë,  Aleksandar Vuçiq për takim në kuadër të dialogut, përcjell "Kosova Sot Online".

Stano ka treguar se data kur do të zhvillohet takimi në Bruksel do të tregohet me kohë.

“Në disa raste kemi thënë se do të ketë takime në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar ata që të vijnë në Bruksel dhe ne do të japin datën në kohën e duhur”, tha ai në konferencën e sotme për media.

(Kosova Sot Online)