Arrestohet një serb, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 08 December 2022 - 22:36
Arrestohet një serb, zbulohet arsyeja

Sot një person të nacionalitetit serb në Kllokot, e ka arrestuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Sipas njoftimit ai u arrestua me dyshimin se ka dëmtuar disa varreza ortodokse në këtë qytet, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani.

I dyshuari me inicialet T.N. (1985), me vendbanim në Kllokot, veprën penale e ka kryer më 2 tetor 2022 dhe para avokatit mbrojtës e ka pranuar atë.

(Kosova Sot Online)