Arrestohet prokurori special i shtetit të Malit të Zi

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 10:08
Arrestohet prokurori special i shtetit të Malit të Zi

Prokurori special i shtetit të Malit të Zi, Sasha Çagjenoviç, është arrestuar sot, përcjell "Kosova Sot Online".

Çagjenoviç dyshohet se duke kryer funksionin e prokurorit special nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022, ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun për veprimet e saj të mëtejshme dhe gjendjen e procedurës. Prezumimi i pafajësisë dhe deklarimi i tyre publik për procedurën është në zhvillim e sipër, të mos cenohen rregullat tjera të procedurës dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedura”, ka thënë prokurori i shtetit Vukas Radonjiç.

(Kosova Sot Online)