Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, rastin e raportoi një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 10:20
Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, rastin e raportoi një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore

Policia e Kosovës, ka treguar se zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore, përcjell "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se ajo ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

“MANIPULIM ME PROVA- Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022  Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)