Dy këmbësoret që u goditen me veturë në Obiliq janë nënë e bijë

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 20:05
Dy këmbësoret që u goditen me veturë në Obiliq janë nënë e bijë

Gjendja e dy këmbësoreve që u goditen me veturë është shumë e rëndë,  ka konfirmuar, mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Gjendja është shumë e rëndë. Janë nënë dhe vajzë”, tha ai.

Policia e ka konfirmuar aksidentin.


Policia tha se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy këmbësorët të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e PK’së.

(Kosova Sot Online)