Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burg

  • E.k /
  • 10 December 2022 - 11:14
Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burg

Një 35-vjeçar i dënuar me 12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike në Itali është kapur këtë fundjavë në Laç.

Valentin Lleshi u arrestua në Kurbin. Gjykata e Apelit e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale.

Tashmë, 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim, ndërkohë që pritet të ekstradohet drejt Italisë.

(Kosova Sot Online)