Të dielën balotazhet në 5 degë të PD-së

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 09:28
Të dielën balotazhet në 5 degë të PD-së

Partia Demokratike do të zhvillojë nesër, balotazhet e Primareve për Kryetarë Bashkie në 5 degë të vendit.

Në një njoftim për mediat, PD bën me dije se zgjedhjet do të zhvillohen në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Procesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Njoftimi i PD-së:

Ditën e diel do të zhvillohet raundi i dytë (balotazhet) e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë.

Mat
Dibër
Fier
Mirditë
Librazhd


(Kosova Sot Online)