NATO: Çdo sulm i tillë në veri të Kosovës është i papranueshëm

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 14:30
NATO: Çdo sulm i tillë në veri të Kosovës është i papranueshëm

Sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës, e ka dënuar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ajo në Twitter.

EULEX-i ka konfirmuar se nga ky sulm që ndodhi në Rudare nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

(Kosova Sot Online)