Konjufca njofton: Shtyhet seanca e Kuvendit

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 16:06
Konjufca njofton: Shtyhet seanca e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën më 12 dhjetor është shtyrë për një ditë tjetër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Konjufca ka bërë të ditur se vendimi për shtyrjen e seancës plenare është marrë në pajtim me të gjitha grupet parlamentare.

Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës.​


(Kosova Sot Online)